Kallëzim penal për ish-kryetarin e Ferizajt

Kallëzim penal për ish-kryetarin e Ferizajt

SHPËRNDAJE

Prokuroria ka ngritur kallëzim penal ndaj Faik Graincës, ish-kryetarit të Ferizajt dhe ish-drejtorit të Urbanizimit në këtë komunë, mëson Klan Kosova.

Në kallëzim janë të përfshirë edhe 12 personave të tjerë, që janë zyrtarë të komunës, por edhe qytetarë të përfshirë në këtë proces.

Kallëzimi është ngritur për kryerjen e veprës penale keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe në disa raste për falsifikim të dokumenteve që ndërlidhen me procesin e shqyrtimit të ankesave të qytetarëve në planin e ri zhvillimor të komunës të Ferizajt, njofton Klan Kosova.

Lajmin për klankosova.tv e kanë konfirmuar zyrtarë brenda Prokurorisë në Ferizaj.

Kallëzimi është ngritur pas hetimeve që janë zhvilluar për rreth katër muaj.