Jahti me 4 tonë drogë në Itali, fotot e shqiptarëve të arrestuar...

Jahti me 4 tonë drogë në Itali, fotot e shqiptarëve të arrestuar (Video)

SHPËRNDAJE

Policia italiane ka dhënë më shumë detaje mbi operacionin e sekuestrimit të rreth 4 tonë drogë dhe të arrestimit të 3 shqiptarëve.

Sipas shtypit italian, moto-hajti ishte i gjatë 17 metra, me në bord një flamur amerikan dhe tre skafistë shqiptarë, të tre të arrestuar (M.F. 54 vjeç, V.E. 28 vjeç e M.E. 26 vjeç), i gjithi i ngarkuar me marijuanë.

Analizat laboratorike të marijuanës kanë vërtetuar se sasia e drogës së sekuestruar është e një cilësie mjaft të mirë.

Edhe pse sasia e sekuestruar është vlerësuar të ketë një vlerë rreth 40 milionë euro, cilësia e lartë e saj mund të sillte për organizatat e trafikantëve një përfitim prej 100 milionë eurosh.

Prokurorja Francesca Pirrelli në konferencën për shtyp ka deklaruar se “po hetohet mbi pronarin e jahtit të sekuestruar, i cili rezulton me kalime të ndryshme pronësie mes Shqipërisë e Malit të Zi”.

Sasia e drogës ishte e konfeksionuar në pako me ngjyra të ndryshme që sipas financiarëve italiane ka të bëjë me klientët e klaneve të ndryshme që do merrnin në dorëzim lëndën narkotike.

Për autoritetet italiane kjo sasi e madhe drogë e sekuestruar është një tregues se ky është një biznes jo në nivel province por shumë më i gjerë.

Sipas hetuesve zona e Garganos është kthyer tashmë një territor të njohur për trafikun e marijuanës, duke parë kontaktet me organizatat kriminale shqiptare. “Por kjo lidhje duhet shkatërruar, – tha thënë Pirelli. – Vetëm kështu mund t’i ndalojmë klanet”.