Ja si u planifikua vrasja e Zoran Zaevit

Ja si u planifikua vrasja e Zoran Zaevit

SHPËRNDAJE

Agjenti serb i cili u gjend në Kuvend gjatë terrorit të 27 prillit, Goran Zhivaleviq, në një intervistë për televizionin serb ka deklaruar se të gjitha shërbimet në Maqedoni i dinë emrat e personave të maskuar të cilët sulmuan Kuvendin ku njëri prej tyre duheshte të vret Zoran Zaevin, njofton Portalb.mk.

“Nëse mbani mend fotografitë e personave me maska të cilët sulmuan Zaevin dhe deputetët tjerë është person me emblemë të Forcave Ushtarake të Kroacisë (FUK), Igor Jug, për të cilin nëse me vëmendje e shihni fotografinë gjatë gjithë kohës e mbante dorën prapa shpinës. Nuk dua të kalkuloj se ka pasur armë ose jo, sipas disa informatave ai është dashur ta vret Zoran Zaevin. Unë nuk e pash në mediat e Maqedonisë se a u arrestua ai dhe se ku gjendet shërbimet maqedonase, të gjitha shërbimet e pranishme në Maqedoni, i dinë me emra dhjetëra personat e tjerë me maska”, tha Zhivaleviq.

Përndryshe, Zhivaleviq është agjent serb i cili gjatë terrorit që iu bë Kuvendit të Maqedonisë më 27 prill u pa i pranishëm edhe ai.

Ai deklaroi ditë më parë se prezenca e tij në Kuvend ka ardhur me lejen e kryetarit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov, mirëpo ky i fundit e mohoi të njëjtën. Nga Kabineti i Ivanovit thanë se presin që Prokuroria Publike të zbardh rastin e 27 prillit.