Ishulli privat i miliarderit shkatërrohet nga Uragani Irma (Foto+Video)

Ishulli privat i miliarderit shkatërrohet nga Uragani Irma (Foto+Video)

SHPËRNDAJE

Biznesmeni i njohur Richard Brenson ka publikuar fotografi dhe video nga ishulli i tij privat, Necker që është dëmtuar rëndë nga uragani Irma gjatë fundjavës.

Miliarderi britanik u strehua në bodrumin ku mban shishe vere, pasi stuhia e kategorisë së katërt goditi ishullin prej 30 hektarësh.

“Ne ndjenim forcën e uraganit më të fuqishëm që ka ndodhur ndonjëherë në Oqeanin Atlantik. Ne ishim me fat që kishim ndërtuar bodrum në Shtëpinë e Madhe dhe ishim me fat që ekipet që qëndruan në ishull gjatë stuhisë janë mirë dhe të sigurtë,” – tha Branson duke shtuar se shumë ndërtesa janë shkatërruar ose dëmtuar.

Ishulli Necker ka një shtëpi të madhe dhe tetë të vogla. Njerëzit mund të marrin me qira të gjithë ishullin për 80 mijë dollarë në natë.