Ish-piloti i presidentit: Qeveria amerikane fsheh prova për ekzistencën e UFO-ve

Ish-piloti i presidentit: Qeveria amerikane fsheh prova për ekzistencën e UFO-ve

SHPËRNDAJE

Një ish-pilot i John F Kennedy ka deklaruar publikisht se presidenti i vrarë kishte dëshmi qeveritare për ekzistencën e UFO-ve.

Ai është intervistuar i pjesë e një dokumentari të ri, ‘Uncknowledged’, dhe ka rrëfyer një bisede të tijën me presidentin, raporton “Express.UK”.

Piloti përshkruan diskutimin e një artikulli gazete që përmendte UFO-t, citon ‘syri.net. Personi i cili nuk është identifikuar nga autoret e dokumentarit, thotë se presidenti e pyeti se çfarë mendonte.

“I thashë se njerëzit nuk mund të ishin vetëm në univers”, rrëfeu ai.

“Presidenti mu u përgjigj se kisha të drejtë, dhe se i kishte prova të konsiderueshme për sa i përket ekzistencës së UFO-ve”.

Ish-piloti deklaroi se brenda qeverisë amerikane fshihen prova të kundërshtueshme mbi të vërtetën e shfaqjes së alienëve në Tokë, por që mbahen të fshehura nga publiku.

Dokumentari drejtohet nga Michael Mazzola dhe ka në fokus të tijin ndjek teoricienin e UFO-ve Steven Greer, i cili po bën thirrje për t’i dhënë fund mbajtjes sekret të informacioneve mbi UFO-t nga qeveria amerikane./SYRI.net/

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakParashikimi i motit