Iraku po mban 1300 gra dhe fëmijë të luftëtarëve të ISIS

Iraku po mban 1300 gra dhe fëmijë të luftëtarëve të ISIS

SHPËRNDAJE

Autoritetet irakene po mbajnë më shumë se 1300 anëtarë të familjeve të huaja të militantëve të dyshuar islamikë në një kamp të njerëzve të zhvendosur në jug të Mosulit, thonë zyrtarët iraken.

Gratë dhe fëmijët, nga të paktën 13 vende, kryesisht u arratisën nga Tal Afar ndërsa trupat e rimorën qytetin muajin e kaluar, shkruan Syri.net.

Këshilli Norvegjez i Refugjatëve, i cili siguron ndihmën për kampin, tha se ata ishin në paraburgim ‘de facto’.

Zyrtarët irakenë thanë se ata mund të riatdhesoheshin në vendet e tyre.

Mijëra të huaj udhëtuan në Irak dhe Siri për të jetuar në “kalifatin” e shpallur nga ISIS pasi mori kontrollin e shumicës së Irakut të Veriut dhe Perëndimit në vitin 2014.