Intervista e Kadaresë: Nuk kam qenë disident

Intervista e Kadaresë: Nuk kam qenë disident

SHPËRNDAJE

Shkrimtari i mirënjohur shqiptar, Ismail Kadare, ka qenë shpesh herë personazh i emisionit ‘Opinion’, ku përmes intervistave ai ka bërë disa deklarata të bujshme.

E tillë ishte edhe ajo e gjashtë viteve më parë, që tha se do të heqë dorë përgjithmonë nga letërsia artistike, apo ajo e vitit 1997, ku shkrimtari u shpreh se kishte hequr dorë nga shkrimi i poezive.

Por, ajo që mbeti gjatë në memorien e lexuesve dhe admiruesve të shkrimtarit, por edhe kritikëve apo armiqve të tij ishte fakti se shkrimtari nuk kishte qenë desident.