Inspektorë të Entit për Revizion në zyrat e Lëvizjes BESA, e konfirmon...

Inspektorë të Entit për Revizion në zyrat e Lëvizjes BESA, e konfirmon Kasami (VIDEO)

SHPËRNDAJE

Ekipe të Entit Shtetëror për Revizion hënën kanë qëndruar në zyrat e Lëvizjes Besa për të bë revizionin e punës financiar të këtij subjekti, transmeton Gazeta Lajm. Lajmin e ka konfirmuar vetë kryetari i kësaj partie Bilall Kasami, në RTK, duke u përgjigjur në pyetjen nëse është e saktë se Lëvizja Besa financohet nga presidenti turk, Erdogan.

“Asgjë nuk ka të vërtetë. Është një pyetje që na bëhet në vazhdimësi dhe ka filluar të bëhet banale. Lëvizja Besa ëhstë subjekt që ëhstë regjistruar në Maqedoni dhe funksionon konform ligjeve të vendit.

Për momentin deri sa ne jemi këtu bashkërisht, kemi kontroll të institucioneve dhe revizion nga Revizioni Shtetëror që është në zyrat e Lëvizjes Besa. Besoj se ata më së miri do të përgjigjen se nuk ka asgjë të dyshimtë në financimin e Lëvizjes Besa. Uroj që edhe partitë tjera të kenë financim të njëjtë transparent sikurse Lëvizja Besa”, është përgjigjur Kasami.