Ikën uragani “Harvey”, mbërrin “Irma”

Ikën uragani “Harvey”, mbërrin “Irma”

SHPËRNDAJE

Ndërkohë që Teksasi ende po përpiqet të rimëkëmbet nga uragani “Harvey” duket se nje tjetër stuhi e fuqishme po vjen nga Atlantiku, dhe emri i saj është Irma. Stuhia tropikale “Irma” u shpall nga autoritet amerikane si stuhi i Kategorisë së Dytë, ditën e djeshme. Qendra Kombëtare e Uraganëve thotë se ajo ndodhet 3 000 kilometra në juglindje të Miamit dhe po shkon drejt perëndimit me shpejtësi. “Irma parashikohet të jetë një stuhi jashtëzakonisht e rrezikshme ditët e ardhshme”, paralajmëroi Qendra. Ndërkohë që “Irma” afrohet, Teksasi po merr veten nga uragani “Harvey”, i cili përmbyti mbi 100 mijë shtëpi dhe i ktheu rrugët e qytetit në lumenj./am/

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakTËRMET NË RESNJË