Grabit prostitutën pas seksit se nuk ranë dakord për pagesën, pranga shqiptarit

Grabit prostitutën pas seksit se nuk ranë dakord për pagesën, pranga shqiptarit

SHPËRNDAJE

Përfundon në pranga një 49-vjeçar shqiptar në Itali pas një veprimi tejet absurd.

Sipas mediave vendase, shqiptari ishte shpallur në kërkim pasi grabiti një prostitutë pasi bëri seks me të.

Vajza 20-vjeçare e kishte denoncuar shqiptarin në muajin mars, ndërsa ishte grabitur nën kërcënimin e thikës nga shqiptari në Bergamo.

Konflikti ka nisur për shkak të mosmarrëveshjeve rreth pagesës.

Pas grabitjes shqiptari ka hapur derën e automjetit ku ndodheshin dhe e ka shtyrë 20-vjeçaren jashtë, ndërsa kjo e fundit mori edhe lëndime duke qendruar për 10 ditë në spital.

Pas denoncimit, karabinierët kanë identifikuar 49-vjeçarin shqiptar, me precedentë penalë të mëparshëm.

Ai u arrestua mbrëmjen e djeshme në banesën e tij në komunën Bagnatica.

Gjatë kontrollit në banesë, policia ka gjetur edhe celularin e vajzës, të cilin shqiptari dyshohet se e kishte grabitur./a.k/noa.al/