FSHATI GRADEC- VETURA E SHTYP NË OBORR TË SHTËPISË, 4-VJEÇARJA MERR LËNDIME...

FSHATI GRADEC- VETURA E SHTYP NË OBORR TË SHTËPISË, 4-VJEÇARJA MERR LËNDIME TË RËNDA

SHPËRNDAJE

Një vajzë katëvjeçare nga fshati Gradec i Gostivarit ka marrë lëndime të rënda, pasi dje rreth mesditës është përplasur nga një automobil që ka lëvizur në oborrin e shtëpisë familjare.

Menjëherë pas ngjarjes, është transferuar në spitalin e Gostivarit, ndërsa prej atje është dërguar në Klinikën për sëmundje të fëmijëve në Shkup.

Sipas informacioneve të fundit, vajza nuk është në rrezik jete./shenja/