E përplasi në tokë dhe vodhi çantën e saj/ Momenti kur një...

E përplasi në tokë dhe vodhi çantën e saj/ Momenti kur një person sulmon dhe grabit një grua (VIDEO)

SHPËRNDAJE

Policia në Ozone Park, New York ka arrestuar një person për shkak të një sulmi që ndodhi në mes të gushtit.

Autoritetet thonë se 36-vjeçari Devon Young është përgjegjës për një sulm ndaj një gruaje 55-vjeçare, të cilën e përplasi në tokë dhe vodhi çantën e saj, transmeton Klan Kosova.

Videoja e mëposhtme ka ndihmuar policinë për arrestimin e tij.

Zyrtarët thonë se i dyshuari e ndoqi gruan nga Resorts World Casino pasi ajo sapo kishte mbledhur para.

I riu është aktualisht në lirim me kusht për kryerjen e të njëjtit krim dy herë në vitin 2016.