E PABESUESHME, KY AEROPLAN MUND TË JETË ARMA MË VDEKJEPRURËSE E KORESË...

E PABESUESHME, KY AEROPLAN MUND TË JETË ARMA MË VDEKJEPRURËSE E KORESË VERIORE

SHPËRNDAJE

Në pamje të parë aeroplani qesharak “Antonov An-2”, të cilin paradokohe e testoi lideri koreanoverior Kim Xhong-un, do të mund të jetë arma më vdekjeprurëse e Koresë Veriore, “Foks njuz”.

Paradokohe janë publikuar incizime si parashutistë verikoreanë kërcejnë nga dy aeroplanë transportues “Antonov An-2”, të cilat janë nga koha e Stalinit dhe kanë mbi 70 vjet.

“Ede pse duken qesharakë, megjithatë, duke e marrë parasysh armën bërthamore me të cilën disponon Koreja e VEriut, këta aeroplanë do të mund të jenë vdekjeprurës, pasi mund të shfrytëzohen për transport të bombave bërtamore, të cilat lehtë do të uleshin ne secilin cak, pa u aktivizuar ndonjë radar”, shkruan Foks.

Sipas disa raporteve, ushtria verikoreane ka flotë prej 200 aeroplanëve “Antonov An-2, të prezantuara në vitin 2015, por shumica i kanë injoruar si të vjetërsuara. Megjithatë, ajo që i bën aq të rrezikshsëm është se kanë profil tejet të vogël të radarit, që do të thotë se është vështirë të ndjeken nga aeroplanë të modenrizuar konvencionalë.

Ky aeroplan fluturon me shpejtësi aq të vogël dhe në lartësi mbidetare të vogla, që për sistemet bashkëkohore raketore tokë-ajër do të ishte cak shumë i vështirë, pasi është pothuaj e pamundur të zbulohen dhe të qëllohen.