‘Dorëzohet’ Serbia, Daçiç: Kosova e pavarur njihet nga 110 shtete, ndarja zgjidh...

‘Dorëzohet’ Serbia, Daçiç: Kosova e pavarur njihet nga 110 shtete, ndarja zgjidh konfliktin disavjeçar

SHPËRNDAJE

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç në një shkrim për gazetën “Blic” ka deklaruar se ndarja e Kosovës është mënyra më e mirë për t’i dhënë fund armiqësive mes shqiptarëve dhe serbëve.

“Me ndarjen mund të zgjidhet konflikti që vazhdon prej dekadash lidhur me ish-krahinën serbe të banuar pothuajse vetëm nga shqiptarët”, ka shkruar Daçiç.

Daçiç e argumenton hipotezën e tij me faktin që në veri të Kosovës jeton një “minoritet kompakt serb”, por edhe kjo zgjidhje sipas tij e ka një efekt anësor.

Sipas ideve të mëparshme për ndarjen, veriu i Kosovës mund t’i bashkohet Serbisë. Por në një rast të tillë pala shqiptare do të shtrojë çështjen e rreth 100.000 shqiptarëve në jug të Serbisë, që mund të bashkohen me Kosovën”, ka nënvizuar Daçiç.

Në shkrimin e tij, shefi i diplomacisë serbe shprehet i vetëdijshëm për faktin se Kosova është prej mëse 9 vitesh e pavarur dhe e njohur nga 110 shtete.

Ai sqaron se, në Kosovë ndodhen shumë manastire mesjetare serbe dhe fushëbeteja, prandaj dhe Beogradi deri tani ka dashur ta ketë sërish këtë rajon.

Manastireve historike serbe në Kosovë, që ndodhen në listën e UNESCO-s si trashëgimi e kulturës botërore, në rast të ndarjes mund t’u jepet një status i veçantë autonomie”, ka shkruar Daçiç.