DIBËR: 10 VJEÇARI NGA SHQIPËRIA MBYTET NË UJË

DIBËR: 10 VJEÇARI NGA SHQIPËRIA MBYTET NË UJË

SHPËRNDAJE

Në Spitalin e përgjithshëm të Dibrës, dje pasdite është sjellë një fëmijë dhjetëvjeçar nga rajoni i Gollo Bërdos pa shenja jete.
“Pas orës 18 në spitalin tonë u soll një fëmijë i cili nuk jepte shenja jete. Nuk ndihmuan përpjekjet për ta rianimuar, dhe për fat të keq duhej ta konstatojmë vdekjen, e cila ka ndodhur si pasojë e mbytjes në ujë. Në trupin e fëmijës nuk kishte shenja dhune”, deklaroi Baki Alili, drejtor i spitalit të përgjithshëm të Dibrës.
Sipas policisë lokale shqiptare bëhet fjalë për A.D. (10), me origjinë nga fshati Ostren i Vogël, i cili ka jetuar në Durrës, ndërsa ka ardhur mysafir tek familjarët e tij.
Ngjarja ka ndodhur në orën 17:20, kur për t’u freskuar ka hyrë në ujin e rezervuarit në centralin e vogël në fshat dhe ka filluar të mbytet.
Fëmija menjëherë është nxjerrë nga uji dhe për shkak të afërsisë është transportuar në Spitalin e Përgjithshëm në Dibër./shenja/