“Dashuri dhe kokainë….”, policia arreston çiftin shqiptar në Itali

“Dashuri dhe kokainë….”, policia arreston çiftin shqiptar në Itali

SHPËRNDAJE

Një çift shqiptarësh u arrestuan në qytetin e Vareses në Itali, pasi u provua se merreshin prej kohësh me trafik droge.

35-vjeçari dhe 23-vjeçarja ishin kthyer në një pikë të rëndëssihme, pasi aktiviteti i tyre përfshinte një rrjet të madh blerësish.

Sipas hetimeve të policisë, e dashura e shqiptarit kishte një rol kyç në trafikun e kokainës dhe hashashit, pasi ishte ajo që bënte lidhjet dhe kontaktonte me klientët.

Policia i ka arrestuar pas disa kohësh hetime. Në pranga kanë rënë 35 vjeçari me inicialet X.A dhe vazja 23 vjeçare me inicialet M.G. Policia gjithashtu sekuestroi 332 gr kokainë, 144 gr hashash, 12 mijë euro cash si dhe mjete të tjera për përpunimin e drogës.