Ç’ndodhte në Korçë në shek. XIX kur binte zjarr, zjarrfikësit ishin osmanë

Ç’ndodhte në Korçë në shek. XIX kur binte zjarr, zjarrfikësit ishin osmanë

SHPËRNDAJE

Çfarë ndodhte në shek. XIX, kur binte zjarr? Arkivi Qendro i Shtetit zbulon një prej regjistrave të Fondit “Mitropolia e Korçës”, ku shënohen disa kronika që përshkruajnë ngjarje të ndodhura në disa fshatra apo në qytetin e Korçës në fund të shek. XIX – fillim të shek. XX.

Nga shënimet që mban, regjistri duket se kanë qenë pronë e familjes Canco nga Korça. I gjithë teksti është shkruar në greqisht.

Njëra prej kronikave na tregon se më 10 shtator 1890, rreth orës 5 të natës, ra një zjarr pranë murit të Mitropolisë. Disa nga djemtë e qytetit u hodhën mes flakëve si “tre djemtë në furrë”, duke shpëtuar qytetin nga djegia.

Bamirësi Dhimitraq Mborja u dhuroi të dëmtuarve tre mijë grosh, për riparimin e dëmtimeve. Teksa, thotë kronika, zjarrfikësit osmanë treguan plogështi të madhe. /AQSh/