BAKIU: Ua kthejmë komunën banorëve të Sarajit (Video)

BAKIU: Ua kthejmë komunën banorëve të Sarajit (Video)

SHPËRNDAJE

Kandidati i Lëvizjes BESA për komunën e Sarajit, Bashkim Bakiu në një intervistë ekskluzive për Medial.mk ka dhënë arsyet e kandidimit për këtë garë të rëndësishme lokale, por edhe ka qartësuar faktin se pse banorët e Dërvenit duhet votuar atë dhe subjektin nga vjen.

Kandidatura e Bakiut nga ana e këtij subjekti është zyrtarizuar këto ditë, me çka Medial.mk ka kërkuar që ai të shpalos platformën e tij dhe ta bëjë sa më të përafërt para banorëve të Dërvenit mbi sfidën lokale që e pret më 15 tetor. Sipas Bakiut, kandidat nga BESA, qëllimi është që t’u kthehet komuna banorëve të Sarajit, t’u jepet mundësia edhe ata të jenë pjesë e politikë- bërjes, respektivisht të miratohen politika që do të jenë në dobi të banorëve të komunës së Sarajit.

“Unë këtë sfidë e shoh si një sfidë për Sarajin dhe banorët e saj. Bëhet fjalë për një komunë me pasuri të ndryshme natyrore të cilat fatkeqësisht deri më tani nuk janë përdorur për benefit të komunës së Sarajit”, ka theksuar Bakiu.

“Qëllimi i im është që t’u kthehet komuna banorëve të Sarajit, t’u jepet mundësia edhe ata të jenë pjesë e politikë-bërjes respektivisht do të miratohen politika që do të jenë në dobi të banorëve të komunës së Sarajit”, shton më tej, Bakiu, kandidat i Lëvizjes BESA për kryetar komune në Saraj.