Babai vret vajzën greke kur mëson se i dashuri i saj ishte...

Babai vret vajzën greke kur mëson se i dashuri i saj ishte shqiptar (VIDEO)

SHPËRNDAJE

Një tragjedi ka ndodhur brenda një familje greke, ku babai vrau me thikë vajzën e tij 18-vjeçare. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Petroupoli” në Athinë fund të gushtit, ndërsa 18-vjeçarja greke ndërroi jetë në spital javën e parë të shtatorit.

Mediat greke shkruajnë se shkak është bërë lidhja që vajza kishte me një djalë shqiptar. Mamaja e vajzës, ka folur për herë të parë pas tragjedisë duke shpjeguar shkaqet e kësaj ngjarje.

Në një intervistë dy ditë më parë në televizionin grek “Star”, Roza thotë se bashkëshorti i saj ishte një njeri i vështirë. Ajo shpjegon se në kohën që ndodhi ngjarja, kishte shkuar në Korfuz me djalin e saj 13-vjeçar, ndërsa në Athinë kishte lënë vajzën dhe burrin.

Ajo zbulon se bashkëshorti i saj vuan nga disa probleme psikologjike, ndërsa thotë se në të kaluarën nuk ka qenë kështu.

“Gjithçka ndryshoi kur mësoi se i dashuri i vajzës sonë ishte shqiptar”

“Gjërat ndryshuan disi kur vajza jonë nisi një lidhje. Kur vajza kishte shkuar një ditë tek gjyshja, aty babai mësoi se i dashuri i saj ishte shqiptar dhe gjithçka ndryshoi”, thotë mamaja e 18-vjeçares.

Javën e fundit të gushtit, kur në shtëpi ndodheshin vetëm vajza dhe babai, të dy debatuan ashpër. Në një moment, 55-vjeçari mori thikën dhe qëlloi vajzën e tij 18-vjeçare dhe më pas tentoi ta digjte të gjallë duke i vendosur zjarrin shtëpisë.

Në vendngjarje mbërriti policia dhe forcat e zjarrfikësve. Adoleshentja u dërgua në spital në gjendje të rëndë, por fatkeqësisht ndërroi jetë pas 5 ditësh.

Mamaja e 18-vjeçares, pranon gjithashtu gjatë intervistës se ka qenë i dashuri shqiptar i vajzës së saj, personi i parë i cili e njoftoi për tragjedinë që kishte ndodhur brenda familjes. Ndërkohë, adoleshenti shqiptar nuk ka fshehur dëshpërimin për humbjen e vajzës që ai dashuronte.

“Rrugë të mbarë engjëlli im, ike dhe le pas burrin që të do shumë….dhe do të të pres. Gruaja ime e bukur, shpirti im. Princesha ime që më ndriçon jetën. Vdiqe ti, vdiqa dhe unë, gjysma jote. Të dua dhe do të të dua gjithmonë, rrugë të mbarë engjëlli im që Zoti të mori aty lart për t’u kujdesur”.

“Zgjohu engjëlli im dhe të largohemi bashkë prej këtej…zgjohu të ikim bashkë, po nuk u larguam bashkë nuk iki as unë! Zgjohu princesha ime”.

Këto janë disa prej postimeve në Facebook të shqiptarit, i cili nuk donte ta besonte se e dashura e tij ishte vrarë nga babai i saj.

Ndërkohë, babai 55-vjeçar i vajzës përballet me akuzat për vrasje dhe zjarrvënie të qëllimshme. /tvklan/

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakNjë familje krimbash jetonte në…