BABAI I ALMIRIT: VRASËSI DUKET TË JETË MOTIVUAR NGA URREJTJA ETNIKE!

BABAI I ALMIRIT: VRASËSI DUKET TË JETË MOTIVUAR NGA URREJTJA ETNIKE!

SHPËRNDAJE

BabaI i vogëlushit Almir Aliu, ka rrëfyer sot në seancë gjyqësore për rrethanat e vrasjes së djalit të tij. Ai ka përmendur momentet kur e kanë goditur me makinë atë dhe familjen e tij dhe ia kanë mbytur fëmijën 4-vjeçar. Sipas babait të Almirit, gjithçka ka filluar nga një grindje banale në spital, vetëm se e ka lejuar në grua të moshuar të hyjë në radhën ku ishte duke pritur edhe Iliq. Sipas Sedatit, Iliq është acaruar dhe ka filluar të shajë dhe kërcënojë, raporton Televizioni SHENJA.

Babai i Almirit pohon se Iliq pas kërcënimit e ka thirrur vëllain e tij Bojanin dhe fillimisht i kanë kërcënuar derisa dilnin nga spitali. Më pas, teksa familja treanëtarëshe ka qenë duke u afruar te makina, janë goditur me makinë nga Iliq.

Për herë të parë, babai i Almirit nxorri në pah edhe faktin që momentin tragjik e kanë parë edhe tre dëshmitarë, të cilët në momentin kur do të prezantoheshin provat shtesë, avokatët e familjes së fëmijës së ndjerë do t’i propozojnë si dëshmitarë.

Sedat Aliu thonë se Bojani, vëllau i të akuzuarit Boban Iliq, i cili është në liri, fillimisht e ka goditue me shufër hekuri në pjesën e kokës dhe më pas me po atë shufër i është vërsulur edhe nipit dhe vëllaut që kanë qenë në afërsi, por nuk i ka kursyer edhe kalimtarët e rastit.

Sipas babait të Almirit, pasi që e kishte parë djalin të shtrirë në tokë dhe pasi që sulmuesit ishin larguar me shpejtësi, e kanë dërguar Almirin në Urgjencë, por nuk kishte arritur të mbijetojë.

Ai thekson se në asnjë moment as nuk ka provokuar e as nuk e ka sharë Bobanin, duke kundërshtuar pretendimet se ai ka mundur t’i japë arsye për të reaguar ashtu. Ai dyshon se e gjithë ngjarja është si rezultat i urrejtjes etnike që e ka Iliq ndaj shqiptarëve dhe ketë e ka dëshmuar me sharje të panumërta në bazë nacionale.

Marrja në pyetje e Sedat Aliut ende po vijon pasi po bëhet rikostrumimi i ngjarjes dhe ka gjasa që procesi të marrë një kahje tjetër, meqë do të ketë edhe dëshmitarë të tjerë nga familja Aliu.

Për vepër të ngjashme, për vrasje të një fëmije dhe kërcënim të jetës, Kodi Penal parashikon burgim prej 40 vjet deri në burgim të përjetshëm. Kujtojmë se në një prej seancave të kaluara, Iliq i kërkoi falje familjes Aliu dhe tha se pendohet, por familja nuk e pranon kërkim falje, duke thënë se djalin nuk mund t’ia kthejnë në jetë./shenja/