Azem Sadiki sërish në garë për Studeniçanin, zyrtarizohet kandidatura (FOTO)

Azem Sadiki sërish në garë për Studeniçanin, zyrtarizohet kandidatura (FOTO)

SHPËRNDAJE

Kryetari i deritanishëm i Studeniçanit, Azem Sadiki sonte ka marrë besimin e Kuvendit qendror të PDSH-së në këtë komunë për tu rikandiduar sërish për zgjedhjet lokale të 15 tetorit.           Ai ka marrë besimin e plotë të Kuvendit zgjedhor duke përcjellë porosinë për përkrahjen e dhënë.                                                                                                                            “Kandidatura ime e sërishme për kryetar në Komunën e Studeniçanit është nderë dhe kënaqësi për mua. Kemi përkrahje të fuqishme nga të gjitha vendbanimet e komunës dhe besoj se fitorja është mëse e sigurtë. Do të vazhdoj të punoj me nderë, të ecim drejtë, të mbetem faqebardhë dhe do te bëjë perpjekje maksimale qe ti bej qytetarët e Komunës së Studeniçanit te ndjehen krenarë me mua dhe ekipin tim.”, ka theksuar për INA, Azem Sadiki. Ai konsiderohet si një nga kryetarët e komunave rurale që ka realizuar një numër të madh të projekteve infrastrukturore. (INA)