Avionët izraelit sulmojnë bazën e armëve kimike të Sirisë

Avionët izraelit sulmojnë bazën e armëve kimike të Sirisë

SHPËRNDAJE

Ushtria siriane ka akuzuar Izraelin se ka sulmuar një vend në perëndim të vendit me avionë luftarak. Sipas autoriteteve perëndimore dyshohet se aty prodhohen armë kimike.

Sipas një deklarate të ushtrisë siriane avionët izraelit kanë sulmuar një bazë ushtarake duke lënë edhe dy viktima.

Një grup monitorues u shpreh se ata goditën një qendër kërkimore shkencore.

Izraeli, i cili ka kryer sulme klandestine në zonat e armëve në Siri, nuk ka komentuar.

Një zëdhënëse e ushtrisë izraelite nuk pranoi të diskutonte raportet, duke thënë se nuk komenton për çështjet operacionale.

Sulmi vjen një ditë pasi hetuesit e të drejtave të njeriut të OKB thanë se kishin arritur në përfundimin se një avion ajror sirian kishte hedhur një bombë që përmbante agjentin nervor Sarin në qytetin e Idlibit në prill, duke vrarë të paktën 83 vetë./syri.net/