Anija shqiptare shpëton nga mbytja 52 emigrantë (VIDEO)

Anija shqiptare shpëton nga mbytja 52 emigrantë (VIDEO)

SHPËRNDAJE

Anija shqiptare ‘Oriku’, që ndodhet me mision në detin Egje, ka përfunduar me sukses një tjetër operacion duke shpëtuar nga mbytja 52 emigrantë.

Rreth orës 21:45 anija ‘Oriku’ ka zbuluar një gomone me 52 emigrantë sirianë, afganë irakianë dhe palestinez.

Të gjithë personat fatmirësisht u imbarkuan në anijen ‘Frontex’.

Prej vitit të kaluar Forcat e Armatosura i janë bashkuar misionit të Frontex për emigrantët, duke patrulluar në ujërat e detit Egje./oranews/