ALEANCA PËR SHQIPTARËT E TËRHEQ KANDIDATIN SUAD IBRAHIMI PËR KRYETAR TË ÇAIRIT...

ALEANCA PËR SHQIPTARËT E TËRHEQ KANDIDATIN SUAD IBRAHIMI PËR KRYETAR TË ÇAIRIT NË ZGJEDHJET LOKALE

SHPËRNDAJE

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët i përbërë nga RDK dhe UNITETI njofton përmes kumtesës me shkrim se për gati një muaj kanë përgatitur kandidatin për Komunën e Çairit, Suad Ibrahimi, që është djali i axhës së deputetit Zeqirja Ibrahimi.

Kjo kandidaturë e Suad Ibrahimit do të sillte një menaxhim tërësisht të ri për Komunën e Çairit, por përderisa Lëvizja Besa, mbrëmë vonë vendosi që për së dyti të ndryshoj kandidatin dhe e nxori për kandidat Zeqirja Ibrahimin, me qëllim që mos të shkaktojmë konflikt dhe përçarje familjare, koalicioni RDK dhe UNITETI e tërheqin kandidatin për Komunën e Çairit, Suad Ibrahimi dhe tani ky koalicion do të garojë me kandidaturë tjetër, qëndron në kumtesën e Aleancës për Shqiptarët./tv21/