AKTIVISTË TË LR PDSH NË HARAÇINË KALUAN NË LSDM, FOTOGRAFOHEN NË KAFENE?!

AKTIVISTË TË LR PDSH NË HARAÇINË KALUAN NË LSDM, FOTOGRAFOHEN NË KAFENE?!

SHPËRNDAJE

Kryetari i LSDM-së së Haraçinës, Agron Halimi ka postuar një fotografi me disa anëtarë të LR PDSH-së duke shkruar: “Dulen Krejt Lr pdsh në LSDM”. Në këtë fotografi vërehen aktivistët e LR PDSH-së, Basri Ferati dhe Feriz Selimi.Në prag të zgjedhjeve lokale elektorati shqiptarë në disa zona rreth Shkupit, është ‘nxehur’ si asnjëherë më parë për të mbështetur një parti maqedonase (LSDM), e cila thirret në koncept qytetar, njofton agjencia e lajmeve INA.

Agjencia e lajmeve INA mëson se banorët e Haraçinës dhe Studeniçanit tanime kanë filluar të pajisen me librezat e LSDM-së, me shpresën se kjo parti do t’i zgjidh problemet dhe hallet e tyre të përditshme.

Mbështetja për kryeministrin Zaev nuk mungon edhe në vendbanime tjera shqiptare, por nuk është e theksuar sikur në dy komunat e lartëpërmendura.

Njohësit e zhvillimeve politike theksojnë se ky fenomen i ri vjen si pasojë e dështimit të partive shqiptare në realizimin e premtimeve gjatë qeverisjes së tyre.

Analisti Vilhard Shala thotë për INA se, zgjedhjet lokale dallojnë nga zgjedhjet parlamentare ku flitet për kauza kombëtare.

Sipas tij në këto zgjedhje, shqiptarët por edhe votuesit tjerë do të shikojnë CV-në dhe personalitetin e kandidatëve dhe jo llogon partiake.

“Qytetarët duan infrastrukturë, investime direkte që përmirësojnë jetesën e tyre. Të zhgënjyer me partitë shqiptare, ka gjasa një numër votuesish të shkojnë tek partia maqedonase LSDM-në. Mendoj se ky numër do të jetë afërsisht i ngjajshëm me numrin e votave të kësaj partie në zgjedhjet e fundit parlamentare“, thekson Shala.

Lë të jetë kjo një mësim për partitë shqiptare, thekson ai, duke shtuar se partitë shqiptare nuk duhet të shohin vetëm interesin personale dhe të klaneve të tyre, por ti përfaqësojnë të gjithë qytetarët, pa dallim bindjeve të tyre politike.

Ditë më parë, në komunën e Haraçinës pati një zënkë mes përfaqësuesve të LSDM-së dhe BDI-së.

Këshilltarët e LSDM-së, që dikur ishin nga partitë tjera shqiptare, me vetiniciativë, duke u thirrë në emër të LSDM-së, me makineri të mëdha kanë tentuar të pastrojnë kanalin në këtë fshat.

Pas këtij tentimi të këshilltarëve të LSDM-së kanë reaguar këshilltarët e BDI-së, të cilët fuqishëm kanë kundërshtuar këtë iniciativë duke theksuar se këto punë komunale merret komuna e jo cilit ti kujtohet edhe atë pa lejen e komunës të bëjë punë. Situata është tensionuar dhe është dashur të intervenojë policia që situata të qetësohet.

Kërkesë që të intrevenojë policia kanë bërë këshilltarët e BDI-së, e cila ka arritur t’i largojë këshilltarët e LSDM-së nga vend ngjarja.

Prania e LSDM-së në komunat shqiptare ka filluar tu shkaktoj nervozë partive shqiptare, të cilat si duket nuk i kanë kryer detyrat për të cilat kanë marrë votat dhe mbështetjen./monitor/