URDHRI I RI I RAMËS: ÇDO MAKINË LUKSOZE DO KALOJË NË SKANER,...

URDHRI I RI I RAMËS: ÇDO MAKINË LUKSOZE DO KALOJË NË SKANER, “SHOFERËT” S’DO GJEJNË VRIMË KU TË FUTEN

SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama kërkoi nga Policia e Shtetit të kalojë në një fazë të dytë të zbatimit të operacioneve të goditjes së grupeve kriminale.

Pas objektivit të arritur për uljen e sasisë së lëndëve narkotike të kultivuara në Shqipëri që prej viteve ’90, siç deklaroi Rama, shefi i qeverisë i kërkoi Çakos të nisë faza e dytë me goditjen e grupeve kriminale.

“Grupet kriminale vazhdojnë të sfidojnë komunitetin me prezencën e tyre dhe meritojnë një përgjigje të ashpër nga policia e shtetit. Është me shumë rëndësi të vihet theks i fortë operacional aty ku burimet finaciare të krijuara tek lidhjet e krijuara brenda dhe jashtë vendit nga grupet kriminale. Goditja e tyre nuk nënkuptohet pa goditur asetet e tyre financiare. Për plotësimin e këtij objektivi duhet të bashkëpunojnë policia, SHISH, prokuria, organet e hetimit tatimor dhe doganat që të intesifikojnë bashkëpunimin për të rritur cilësinë, që të analizojnë profesionalisht gjithë informacionet, për të projektuar goditjen e rrjeteve. Faza tjetër e punës tani do të matet me nurmin e rrjeteve të shkatërruar, për ti vënë para përgjegjësisë ligjore me asetet e tyre kriminale. Individë me një imunitet të marrë , nuk duhet të gjejnë vrimë ku të futen. Askush s’mund ti bëjë karshillëk këtij populli në qytete, shkolla, lagje me shfaqjet e brutalitetit duke shkelur normat me mjete që kushtojnë qimet e kokës, deri në marrjen e jetës nëpër klube ku të rinjtë mblidhen për tu argëtuar. Policia e shtetit ka treguar se kur do nuk ka gjë që nuk e ndal.

Makinat e shrenjta, pasuritë e paliajstshme të këtyre shoferave të papunë luksi në këtë vend, llogari bankare të pajustifikueshme, bizesne pa fund, ti nënshtrohet procesi kapilar dhe verifikimi. Çdo makinë luksoze që sfidon ligjin dhe sigurinë publike për cfarë duhet të bëjë, duhet të kalojë në skanerin e forcave ligjzbatuese, çdo pasuri e dyshimtë e biznes duhet të kalojë në skaner, ti nënshtrohet një procesi verifikimi ligjor. Kushdo që zotëron asete të tilla duhet të provojë origjinën e tyre ose do të konfiskohen”, tha Rama.