U bë e famshme me “Fate të Kryqëzura”, del më në fund...

U bë e famshme me “Fate të Kryqëzura”, del më në fund seriali i ri i aktores (FOTO)

SHPËRNDAJE

Aktorja e re Alina Boz, e cila u bë e njohur falë rolit të Hazal-it në serialin “Fate të Kryqëzuara”, do të nisë një serial të ri në muajt e vjeshtës.

Sipas raportimeve të medias turke, aktorja 19-vjeçare do të luajë në serialin e ri “Bahçja e Dashurisë”, ku do të interpretojë edhe këngëtarja dhe aktorja e njohur turke Sibel Can.

Can do të rikthehet në ekran si aktore pas plot 11 vitesh. Në krah si 15 vite më parë do të ketë aktorin Emre Kinay.

Ndërsa Boz në serialin e ri do të luajë rolin e vajzës së Can, të cilin e ka nga dashuria e saj e adoleshencës por që pas ndarjes e ka fshehur nga ai.

Pas suksesit me “Fate të Kryqëzuara”, Boz mësohet se ka pasur shumë oferta, por e reja ka vendosur që karrierën ta vazhdojë me serialin e ri ku do të luajë më Sibel Can./tvklan/