TRENI QËLLON PËR VDEKJE DY PERSONA

TRENI QËLLON PËR VDEKJE DY PERSONA

SHPËRNDAJE

Autoritetet greke raportuan se dy persona, për të cilët besohet se janë emigrantë të cilët ilegalisht e kanë kaluar kufirin me Turqinë, kanë humbur jetën pasi në të është përplasur një tren udhëtarësh në Greqinë verilindore.

Policia lokale sot kumtoi se incidenti ka ndodhur mbrëmë në rajonin kufitar Evros, me tren që ka qarkulluar mes qyteteve Aleksandropolis dhe Dikaja. Të vdekurit, kombësia e të cilëve nuk është bërë e ditur, kanë shkuar nëpër binarët, ndërsa makinisti nuk i ka parë dhe i ka goditur ata.

Emigrantët të cilët kalojnë në Greqi përgjatë kufirit tokësor shpesh i shfrytëzojnë binarët si udhërrëfyes që të mbërrijnë deri te ndonjë vendbanim apo qytet./tv21/

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakSot mot i ndryshueshëm me shi lokal