Tre regjisorë hollivudianë sjellin imazhet e tmerrit

Tre regjisorë hollivudianë sjellin imazhet e tmerrit

SHPËRNDAJE

Disa nga imazhet më të tmerrshme të mizorive të kryera nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore, të filmuara nga 3 regjisorë të Hollywood-it, janë paraqitur në një ekspozitë të re në Muzeumin e Holokaustit në Los Anxheles.
John Ford, George Stevens dhe Samuel Fuller sjellin një përshkrim të detajuar, tronditës dhe historikisht të rëndësishëm të çlirimit të kampeve gjermane të përqëndrimit.
“Është hera e parë që këto imazhe bëhen me qëllimin për t’u prezantuar si provë nëse kishte njëfarë mohimi për krimet e kryera nga nazistët,” shpjegon përgjegjësi i ekspozitës Christian Delage.
Rreth 6 milionë hebrenj humbën jetën gjatë Holokaustit, shumica prej tyre në kampet e përqëndrimit.
Një prej tyre, Dachau, paraqitet në videot e ekspozitës, teksa një folës tregon detajet e dhomave të gazit, trenat e mbushur me trupat e të vdekurve dhe grumbujt e trupave të vendosur në tokë.
Imazhet janë veçanërisht të detajuara falë syve të stërvitur të ushtarëve të kthyer në kameramanë, sipas Delage. Muzeumi jep një skicë të posaçme të ekspozitës për disa nga të mbijetuarit e Holokaustit në zonën e Los Anxhelesit.
“Ne kurrë nuk duhet të harrojmë. Kjo është pjesa më e rëndësishme sepse ne mësojmë nga historia. Dhe nëse nuk mësojmë, kjo ndodh sërish,” thotë Gabriella Karin, e mbijetuar e Holokaustit.
“Kjo është diçka që çdo qytet në botë duhet ta shohë për të kuptuar se ç’do të thotë të kesh qenë dhe t’i kesh mbijetuar Holokaustit. Por më e rëndësishmja, çfarë një vend konsideronte si normale në psikikën e tyre kundër njerëzimit,” shpjegon Henry Oster, i cili u mbajt në kampin e shfarrosjes në Aushvic, Birkenau, si fëmijë.
Ekspozita me titullun “Filming the Camps: John Ford, Samuel Fuller, George Stevens from Hollywood to Nuremberg” do të jetë e hapur në Los Anxheles deri në prill 2018.
/Oranews.tv/