Tiranë, burri vret me armë zjarri ish-bashkëshorten

Tiranë, burri vret me armë zjarri ish-bashkëshorten

SHPËRNDAJE
Viktima (majtas) dhe autori i krimit, ish-bashkëshorti i saj

Një burrë 53 vjeç ka vrarë me armë zjarri ish-bashkëshorten e tij në zonën e njohur si “Xhamlliku” në Tiranë.

Viktimë ka mbetur gjyqtarja e Gjykatës së Shkodrës, Fildez Kasemi (Hafizi) 39 vjeçe, e cila është qëlluar për vdekje nga ish-bashkëshorti brenda makinës së saj.

Mësohet se viktima ndodhej në një makinë tip Benz C Clas ngjyrë gri, të parkuar në rrugë.

Bëhet e ditur se viktima ka debatuar ashpër me autorin dhe më tej është drejtuar për nga makina për t’u larguar, por ish-bashkëshorti e ka qëlluar dy herë me armë, duke e lënë të vdekur në vend.

Shërbimet e policisë kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit Fadil Kasemi 53 vjeç, pak momente pas ngjarjes.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e krimit.

Sakaq grupi hetimor po punon për zbardhjen e motiveve të ngjarjes, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për ndjekje të mëtejshme.