Sokoli: Ja kush ka ofruar para për rastin “Kumanova”

Sokoli: Ja kush ka ofruar para për rastin “Kumanova”

SHPËRNDAJE

Ka dhënë sot fjalën e fundit, përfundimtare Sami Ukshini-Sokoli, në seancën gjyqësore për rastin “Kumanova”, shkruan gazeta Lajm.

Ai ka zbuluar disa të pathëna deri më tash.

“Kësaj gjykate nuk i besoj! Më 9 maj nuk kishte luftime, por jo edhe më 10 maj. Filmimet e prokurorisë janë qesharake. Prokuroria thotë se disa kanë ardhur për pare. Personave që janë vrarë pas dorëzimit u janë ofruar 35 milion euro nga shërbimi i Ivanovit dhe ish kryeministri, krimineli, Nikolla Gruevski. Cili shtet normal do të bisedonte me terroristë. Ju ashtu na akuzoni! Nëse ne jemi kriminel, kriminel janë edhe ata. Ish pushteti ka qenë i kriminalizuar në bashkëpunim me shqiptarët. Secili që i shërben një sistemi të tillë është kriminel. Prandaj, nuk i besoj kësaj gjykate. Asnjëri këtu s’kemi ardhur për pare”, deklaroi Ukshini.

Ai është decid se luftimet kanë mbaruar më 9 maj ora 21:30.

“Beg Rizaj dhe Mirsad Ndrecaj janë likuiduar. Unë kam qenë muri i gjallë. E di!”, tha mes tjerash Ukshini.