SHTETASI I MAQEDONISË DYSHOHET SE KA VRARË FOSHNJËN NË VITI TË KOSOVËS,...

SHTETASI I MAQEDONISË DYSHOHET SE KA VRARË FOSHNJËN NË VITI TË KOSOVËS, KA VDEKUR EDHE E ËMA

SHPËRNDAJE

Policia e Kosovës njoftoi se arrestuar një person, shtetas i Maqedonisë, pasi i njëjti dyshohet se ka privuar nga jeta viktimën-foshnje e porsalindur.

Foshnjën e gjinisë femërore e kishte hedhur në një përroskë-në ujë afër shtëpisë, të cilën ia kishte lënë në përkujdesje viktima (e ëma) femër shtetase e Maqedonisë- bashkëshortja e tij, e cila për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore kishte shkuar në QKMF-Viti për tretman mjekësor.
Mediat raportojnë se edhe e ëma e foshnjes më pas ka vdekur.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës-foshnjës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/