Shqipëri – Lezhë, asgjësohen 100 bimë narkotike; 3 vetë në pranga

Shqipëri – Lezhë, asgjësohen 100 bimë narkotike; 3 vetë në pranga

SHPËRNDAJE

Agjentët e komisariatit të Kurbinit kanë finalizuar në orët e fundit operacionin anti-drogë të koduar “Laguna”.

Burime nga Drejtoria e Policisë së Lezhës bëjnë me dije se, në kuadër të aksionit janë asgjësuar 100 bimë narkotike të llojit kanabis sativa.

Sipas burimeve, asgjësimi është bërë me anë të djegies, ndërkohë që për kultivimin e tyre janë arrestuar në flagrancë 3 shtetas./tch/