Shqipëri – Aksident në Fier-Lushnje, një i vdekur

Shqipëri – Aksident në Fier-Lushnje, një i vdekur

SHPËRNDAJE

Një person humbi jetën gjatë një aksidenti në fshatin Vajkan të Fierit.

Ngjarja ndodhi ndaj të gdhirë, kur një automjet tip Benz u përplas me një mjet që transportonte shalqi. Nga përplasja e mjeteve ka gjetur vdekjen e menjëhershme drejtuesi i traktorit, Erion Balla, 26 vjeç, banues në Imshtë të Lushnjes si edhe u lëndua pasagjeri në të njëjtin mjet. 40-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin Rajonal Fier.

Janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier drejtuesi i mjetit tip Benz dhe pasagjeri që udhëtonte me të dhe po pyeten për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./tch/