SHPËRTHIM GJATË KALIMIT TË AUTOBUSIT TË BURGUT, 8 TË PLAGOSUR

SHPËRTHIM GJATË KALIMIT TË AUTOBUSIT TË BURGUT, 8 TË PLAGOSUR

SHPËRNDAJE

Si pasojë e një shpërthimi gjatë kalimit të autobusit me të burgosurit e një burgu në Izmir të Turqisë janë plagosur tetë persona, raporton (AA).

Në vendin Buça në Izmir ka ndodhur një shpërthim i një pajisjeje të vendosur në kontejner mbeturinash, kurse detonimi ka ndodhur në momentin e kalimit të autobusit, përndryshe shërbimit të një institucioni korrektues në atë qytet turk.

Sipas informacioneve të para nga vendi i ngjarjes, shtatë persona u plagosën lehtë, ndërsa një person me lëndime të rënda u shtrua në spital.

Në rajonin e vendngjarjes janë marrë masa të rrepta sigurie ndërsa hetimet janë në vijim.