Shi i madh në Mumbai, përmbytet dhe paralizohet qendra financiare e Indisë...

Shi i madh në Mumbai, përmbytet dhe paralizohet qendra financiare e Indisë (VIDEO)

SHPËRNDAJE

Qendra financiare e Indisë është goditur nga vërshimet më të mëdhaja që nga viti 2005, kur vdiqën mbi 1000 njerëz, transmeton Tetova News.

Qendra financiare e Indisë, Mumbai, është kapluar nga shira të mëdha që kanë shkatuar përmbytje të jashtazakonshme, duke paralizuar trafikun rrugor, hekurudhor dhe ajror.
Këto janë përmbytjet më të rënda që nga viti 2005, kur humbën jetën mbi 1000 njerëz.
Mumbai, ku jetojnë 19 milion njerëz, është njëri nga qytetet më të mëdha në botë. Gjatë stinës së monsuneve, mes qershorit dhe shtatorit, në këtë qytet bien shira të mëdha./Tetova News