SHBA, çifti vret gruan shtatzënë për t’i marrë fëmijën

SHBA, çifti vret gruan shtatzënë për t’i marrë fëmijën

SHPËRNDAJE

Horror në SHBA. Një grua shtatzënë në muajin e tetë është vrarë në Dakota të Veriut. Prokuroria ka akuzuar një çift fqinjësh se e kanë vrarë për t’i marrë fëmijën.

Savanna Marie Greywind, 22 vjeç ishte zhdukur në 19 gusht në Fargo. Në shtëpinë e fqinjëve, Brooke Lynn Crews 38 vjeç e Ëilliam Henry Hoehn 32, investiguesit kanë gjetur beben. Të dy janë arrestuar, ndërsa fëmija në gjendje të mirë shëndetësore iu është dorëzuar shërbimeve sociale.

Brooke Lynn Crews dhe William Henry Hoehn fillimisht u kanë treguar hetuesve se gruaja ishte larguar nga shtëpia e tyre pasi i kishte ndihmuar në një dizajn qepjeje.

Por më pas deponimet e tyre ishte kontradiktore. Policisë i thanë se vajza, pas lindjes ishte kthyer tek ata për t’i dhënë me dëshirë të voglin. Por ky version u cilësua menjëherë aspak i besueshëm.

Autopsia ka përcaktuar se e reja është vrarë “në mënyrë të dhunshme”, por autoritetet e Fargosë nuk kanë zbuluar detaje mbi vdekjen dhe as për mënyrën e lindjes.

Viktima
Çifti i dyshuar si vrasës