Prag lufte në Gadishullin korean

Prag lufte në Gadishullin korean

SHPËRNDAJE

Rriten tensioni në gadishullin e Koresë së Veriut, dy ditë pas lëshimit nga Peniani  të raketës që ra në Paqësor, pasi kishte kaluar mbi Japoni.

Siç transmeton CNNi, Uashingtoni dhe Seuli kanë kryer ushtrime të përbashkëta ushtarake dhe në një demonstrim force, elita e avionëve të tyre ushtarakë ka kryer fluturime orët e fundit  në gadishullin korean.

Në një simulim të reagimeve ndaj bombardimeve të kundërshtarit – siç parashikohet në stervitje marrin pjesë dy avionë amerikanë B-1Bs, një tjetër 4 bombardues F-35B dhe katër bombardues F-15 të Koresë së Jugut.

Dy bombarduesit amerikanë u ngritën nga bazat në ishullin e Guam që Kim Jong Oun kërcënoi të bombardonte, ndërsa pjesa tjetër nga bazat në Japoni.

Një ditë më parë, presidenti i SHBA refuzoi të zhvillonte negociata diplomatike me Korenë e Veriut duke theksuar se “negociatat nuk mund të jenë një përgjigje”.

“SHBA ka biseduar me koreano-veriorët edhe pse ata shantazhuan për 25 vjet. Përgjigjet nuk vijnë duke folur “- shkruajti Trump në Twitter.