Përmbytjet në Teksas sjellin “vizitorë” të frikshëm (VIDEO)

Përmbytjet në Teksas sjellin “vizitorë” të frikshëm (VIDEO)

SHPËRNDAJE

Një grua nga Teksasi, e gjendur përballë përmbytjeve katastrofike të shkaktuara nga uragani “Harvey”, ka postuar një video shokuese. Në të shfaqen dy aligatorë që notojnë në kopshtin e shtëpisë së saj.

Arlene Kelsch ka hedhur pamjet në “Facebook” duke treguar nivelin e ujit, që ka arritur thuajse në majë të gardhit rrethues, ndërkohë që tregon me gisht aligatorin e parë që noton në kopsht, e më pas edhe të dytin.

Gruaja kishte pikasur aligatorin e parë dhe kishte dalë jashtë për ta parë më nga afër, kur përpara i kishte dalë edhe një aligator i dytë.

Kelsch thotë se, pavarësisht habisë që po i shihte aligatorët nga kaq afër, gjithçka kishte qenë edhe ekzaltuese.

“Nuk ndieva frikë. Ishte diçka e këndshme. Për sa kohë që nuk hap dyert, unë jam në rregull. Sidoqoftë, është pak e çuditshme”, thotë ajo, duke shtuar se aligatorët nuk ishin vizitorët e vetëm që stuhia kishte sjellë. “Kemi parë disa gjarpërinj dhe ata më frikësojnë më shumë”, thotë Kelsch.

Policia paralajmëroi javën e shkuar se aligatorët mund të zhvendosen pranë qendrave të banuara, ndërsa niveli i ujërave rritet dhe kushtet e motit bëhen më të rrezikshme. Ekspertët madje kanë këshilluar që, të gjithë ata që gjenden përballë aligatorëve të qëndrojnë të paktën 10 metra larg dhe të mos përpiqen t’i prekin apo t’i ushqejnë.