Një oficer policor sulmohet me thikë në Stokholm

Një oficer policor sulmohet me thikë në Stokholm

SHPËRNDAJE

Policia e Stokholmit ka lansuar një hetim preliminar mbi një vrasje në tentativë, pasi që një oficer ishte lënduar në një sulm në sheshin Medborgarplatsen në Stokholm të Suedisë.

Incidenti ka ndodhur rreth orës 10:40 të enjten, shkruan thelocal.se, transmeton Klan Kosova.

Një oficer policor në vendin e ngjarjes i tha The Local që një tjetër oficer ishte sulmuar me thikë në një shesh të dendur të Sodermalm.

Një zëdhënës në Policinë e Stokholmit ka shpjeguar që një person është arrestuar, por nuk e konfirmoi e as mohoi menjëherë nëse është përdorur thika.