Niveli i Drinit të Zi tre herë më i ulët nga mesatarja...

Niveli i Drinit të Zi tre herë më i ulët nga mesatarja për gushtin

SHPËRNDAJE

Tre herë më e ulët nga mesatarja për gushtin është sot niveli i lumit Drini i Zi afër Lozhanit, në vend të 121 centimetrave, arrin 39, informoi DPHM.

Ulja e nivelit të ujit pothuajse më shumë se dyfish është vërejtur edhe tek niveli i ujit të Vardarit në vendet matëse Jegunovc, Shkup – Zajçev Rid dhe Veles, në Kriva Rekë afër Kriva Pallankës, si dhe në Sateska afër Botunit.

Ulje më të mëdha nuk ka në Vardar afër Demir Kapisë, në Treskë afër Makedonski Brodit dhe në Bregallnicë afër Berovës, ndërsa rritje minimale të nivelit, për vetëm tre centimetra, tregon Pçinja afër Banjës së Katllanovës./am/