Momenti kur aktivizohet bomba në qendër të Beogradit (Video)

Momenti kur aktivizohet bomba në qendër të Beogradit (Video)

SHPËRNDAJE

Një bombë është gjetur e aktivizuar në Beograd. Kamerat e sigurisë e kanë kapur momentin kur një person me maskë në kokë e aktivizon atë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Vracar” përballë një shkolle dhe një sheshi me lodra të fëmijëve.

Në video inçizimet e ndara shihet se si një person gjatë ditës me skuter e vrojton vendin ku do të aktivizoi bombën. I njëjti e ka bërë këtë veprim në orët e para të mëngjesit.

Pas raportimit në polici, bomba është ç’aktivizuar duke shpëtuar ndonjë katastrofë të madhe.