Menduh Thaçi realizoi takim me eurodeputetët Vajgëll, Fleckenstein dhe Kukan 

Menduh Thaçi realizoi takim me eurodeputetët Vajgëll, Fleckenstein dhe Kukan 

SHPËRNDAJE
Në takimin që u zhvillua sot u bisedua për situatën politike në vend, për proceset integruese, si dhe për procesin e mbarëvajtjes së zgjedhjeve të 15 Tetorit.

Kryetari Thaçi informoi eurodeputetët për qëndrimet e Partisë Demokratike Shqiptare lidhur me situatën aktuale dhe të proceseve integruese në NATO dhe BE.

Kryetari Thaçi në takim gjithashtu potencoi se zgjedhjet e 15 Tetorit do të jenë testi i radhës për Maqedoninë në përmbushjen e standardeve demokratike për mbarëvajtje të zgjedhjeve të lira, korrekte dhe demokratike.

Bashkëbiseduesit ranë dakord që ky komunikim i mirëfilltë mes PDSH-se dhe institucioneve të BE-së të vazhdojë edhe në të ardhmen.