“LUFTË PËR VDEKJE” MES BDI-SË DHE BESËS NË TETOVË

“LUFTË PËR VDEKJE” MES BDI-SË DHE BESËS NË TETOVË

SHPËRNDAJE

15 tetori do të jetë dita ku njëri do të vdes politikisht në kafazin e zgjedhjeve lokale dhe nuk do të kthehet më në skenën politike. 15 tetori në Tetovë do të vendos se cila parti do të nis rrugën e vdekjes për të mos u rikthyer më para popullit të vet, krenar dhe kokë lartë. Një luftë e ashpër pritet të ndodh në kafazin e vdekjes mes BDI-së dhe BESËS ku deri më tani jo zyrtarisht pritet të kandidojë kryetarja aktuale, Teuta Arifi përballë liderit të BESËS, Bilall Kasamit ose një profesori i cili në Tetovë ka autoritet pozitiv për të mposhtur profesoreshën e cila deri tani ka mbajtur timonin e qytetit.
“Lufta për vdekje” në Tetovë vazhdon të bëhet me e ashpër ku në zyrat e BESËS, ditë më parë trokitën kokat e ASH-së së Selës për të bashkëpunuar në zgjedhjet lokale kundër BDI-së, një bashkëpunim që do ta fuqizonte BESËN dhe do ta rrënonte BDI-në në Tetovë dhe disa komuna tjera shqiptare.
Matematikat politike të liderëve shqiptarë siç duket do të rrënohen në këto zgjedhje, populli ka larguar “çipin” nga truri dhe ka vendosur që në këto zgjedhje të votojë pa ndikim partiak duke ndëshkuar kryetarët që nuk punuan për popullin, por që më shumë u fotografuan se sa punuan.
Vdekja e partive humbëse do të nis nga Tetova, ku do të lëshojë metastaze në të gjitha komunat dhe do të shuhet historia e bashkëpunimeve për interesa personale e grupore mes liderëve dhe do të nis një epokë e re e politikës shqiptare në Maqedoni.
15 tetori do të jetë fundi dhe fillimi i një shprese për të marrë frymë lirshëm, për të ecur në një rrugë pa gropa, për të pasur një ambient më të gjelbër, për të pasur trotuare të liruara, për të jetuar si njeri.
15 tetori është në dorën tënde dëshiron të jetosh apo të vdesësh!?/monitor.mk/