KSHZ kompleton komisionet komunale

KSHZ kompleton komisionet komunale

SHPËRNDAJE

Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka shqyrtuar sot kërkesat për dorëheqje të anëtarëve të komisioneve komunale të cilët nuk janë në gjendje të vazhdojnë me detyrën ose nuk i plotësojnë më kushtet. Në vend të tyre KSHZ përmes shortit elektronik zgjodhi anëtarë të tjerë nga radhët e administratës shtetërore. Në mbledhjen e sotme në rend dite ka qenë kërkesa e organizatës CIVIL për monitorimin e zgjedhjeve lokale, raporti për shqyrtimin e listës së votuesve gjatë katër ditëve të fundit, si dhe pika të tjera që kanë të bëjnë me organizimin e zgjedhjeve të 15 tetorit. Nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor poashtu njoftuan për Televizionin SHENJA se deri më sot, 13 kandidat të pavarur për kryetarë komunash kanë filluar me mbledhjen e nënshkrimeve, ndërsa lista e kandidatëve të pavarur për këshilltar komunal ka shkuar në 20. Në mesin e kandidatëve që do të garojnë si të pavarur për kryetarë komune është vetëm një shqiptar, kreu i deritanishëm i Bërvenicës, Enver Pajaziti i cili mandatin e kaluar e fitoi si kandidat i BDI-së, por më pas u distancua nga partia. /SHENJA/