KOXIAS: NUK DUAM LUFTË TË KATËRT BALLKANIKE, T’U SHMANGEMI TEMAVE IRREDENTISTE!

KOXIAS: NUK DUAM LUFTË TË KATËRT BALLKANIKE, T’U SHMANGEMI TEMAVE IRREDENTISTE!

SHPËRNDAJE

Shefi i diplomacisë greke, Nikos Koxias, sot në Shkup ka folur për nevojën për të zgjidhur problemet, por ka theksuar se duhet evituar temat irredentiste.

Gjatë konferencës me homologun maqedonas Nikolla Dimitrov, kryediplomati grek ka thënë se mospublikimi i lajmeve irredentiste nga pala greke kohëve të fundit është një dëshmi se Greqia edhe më tej mbetet e fokusuar në zhvillimin e marrëdhënieve të mira me Maqedoninë dhe për stabilitet të saj.

“Nuk dua të kemi një luftë të katërt ballkanike, andaj duhet të largohemi nga temat irredentiste. Duhet të kuptojmë se me zgjidhjen e një problemi mund të lindin probleme tjera, prandaj jemi të gatshëm për zhvillim të këtij procesi deri në zgjidhje përfundimtare për të mirën e të dyja palëve”, tha Koxias.

Kryediplomati grek ka thënë se ata nuk vendosin për anëtarësimin ose jo të ndonjë vendi në NATO, duke iu përgjigjur pyetjeve për pengesat që i bën Athina në përpjekjet e Maqedonisë për t’u anëtarësuar në NATO. /SHENJA/