Katastrofa natyrore në Teksas, shqiptari hero që po ndihmon vullnetarisht (FOTO)

Katastrofa natyrore në Teksas, shqiptari hero që po ndihmon vullnetarisht (FOTO)

SHPËRNDAJE

Hjustoni në Teksas të Shteteve të Bashkuara po përballet me shirat rekord historike, duke shkaktuar përmbytje të shumta. Si në çdo katastrofë natyrore, edhe në këtë rast, ka shumë heronj që u vijnë në ndihmë banorëve të prekur nga fatkeqësia, disa prej të cilëve janë me origjinë shqiptare.
Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka publikuar fotografi të disa prej shqiptarëve që janë angazhuar për të përballuar fatkeqësinë natyrore.
Një prej tyre është Mentor Fejzullahu, i cili ka shkuar në Amerikë pas luftës në Kosovë. Ai jeton në Hjuston, zonë e cila po përballet stuhinë “Harvey”.
“Mentori erdhi në Amerikë pas luftës në Kosovë. Ai jeton në Houston, Teksas. Huston është duke u përballur me sfida të mëdha për shkak të stuhisë Harvey, ku si gjithmonë, katastrofat e këtyre madhësive arrijnë të shfaqin ndjenjat më të mira humane dhe njerëzore, që duhet të ofrojë, çdo njeri me guximin dhe solidaritetin. Kujdesin e madh për njëri-tjetrin.
Njeri prek këtyre njerëzve që dallohet për kontributin e tij është edhe Mentor Fejzullahu nga Kosova, i cili ka vepruar ditët e fundit si vullnetar për të shpëtuar njerëzit nga kjo fatkeqësi natyrore. Dhe kur fola më herët sot me të, ai nuk tha asnjë fjalë për këtë. Njerëz të tjerë nga Hjuston më treguan”, shkruan Çitaku.
Gjithashtu, Çitaku thotë se ka takuar 14 vjeçarin Arti Dinaj, i cili ka lindur në SHBA, por prindërit e tij emigruan atje gjatë luftës së vitit 199. “Si nuk mund t’i ndihmoj njerëzit që kanë nevojë në Hjuston?!”, thotë ai. “Ata ndihmuan prindërit e mi dhe njerëzit kur ne kishim nevojë”, shton./oranews/