KASAMI TAKON EURODEPUTETËT: BESA DO TË MBËSHTESË EDHE MË TEJ PROCESET POZITIVE...

KASAMI TAKON EURODEPUTETËT: BESA DO TË MBËSHTESË EDHE MË TEJ PROCESET POZITIVE PËR MAQEDONINË

SHPËRNDAJE

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami ka zhvilluat takim me Tre deputetët e Parlamentit Evropian, Ivo Vajgëll, Knut Fleckenstein dhe Eduart Kukan, të cilët po qëndrojnë në një vizitë dy ditore në Shkup.
Kasami tha se në këtë takim ka dhënë garancat se kjo parti do të mbështes proceset positive në Maqedoni, ndërsa ka njoftuar eurodeputetët për situatën në Maqedoni pas formimit të Qeverisë së re.
“Po ishte një mundësi e mirë që ne si Lëvizje Besa ti informojmë euro deputetët që raportojnë për Maqedoninë, për situatën në të cilën jemi pas formimit të Qeverisë dhe shprehëm qëndrimin tonë se edhe më tutje Lëvizja Besa do të përkrahë të gjitha proceset pozitive të cilat Maqedoninë do ta rikthejnë në rrugëtimin e saj euro atlantik, por treguam që edhe kjo Qeveri duhet të jetë më e kujdesshme që me veprimet e saj mos e rikthejë situatën në të cilën gjendej Maqedonia si rezultat i Qeverisjes VMRO-BDI edhe për më shumë që e dijmë që një element i rëndësishëm i asaj qeverisje, BDI është edhe në këtë qeveri”, deklaroi Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes Besa, raporton SHENJA.