Ja si u kapën shpërndarësit e drogave të forta në Tiranë (VIDEO)

Ja si u kapën shpërndarësit e drogave të forta në Tiranë (VIDEO)

SHPËRNDAJE

Gjashtë shpërndarës droge, antarë të dy grupeve trafikantësh në kryeqytet, u kapën nga policia në operacionet e koduara me emrat “BISS” dhe “TRANTER”. Katër u kapën në operacionin “BISS”. Ata janë:

– Genci Huta, 46 vjeç, banues në Tiranë.

– Denis Yzo, 37 vjeç, banues në Tiranë.

– Gentjan Dikollari, 30 vjeç banus në Tiranë.

– Anxhelin Gega, 30 vjeç banues në Tiranë.

Ata u kanë në rrugën “Kongresi i Manastirit”, në mjetin tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin Genc Huta dhe pasagjer shtetasit Denis Yzo, Gëzim Dikollari dhe Anxhelin Gega. Në pjesën e këmbëve të pasagjerit janë gjetur 50.4 gramë kokainë.

Në operacionin “TRANTER”, kryer nga Seksioni për Narkotikët në bashkëpunim me Forcën e Posaçme të Operacioneve u kapën dy shpërndarësit e tjerë :

– Dritan Toska, 38 vjeç, banues në Tiranë.

-Vladimir Ademi, 37 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në një banesë dhe në një makinë tip “Audi” janë gjetur 50 gramë kokainë.

Në total policia sekuestroi 104.2 gramë kokainë, 1100 dollarë, 52 mijë lekë kesh, 2 makina, fishekë pistolete, peshore për kokainën dhe dy makina.

Video: