Itali/ Goditet banda kriminale me pasuri 1 mln euro, në pranga edhe...

Itali/ Goditet banda kriminale me pasuri 1 mln euro, në pranga edhe shqiptarë

SHPËRNDAJE

Një organizatë e vogël kriminale që merrej me grabitje të dhunshme, por edhe me trafikun e drogës është shkatërruar nga policia italiane, duke çuar në pranga 5 persona, shqiptarë e italianë.

Arrestimet janë kryer nga skuadrat e anti-mafies dhe ato anti-terroriste në Trento, shkruan “Ansa”.

Aksioni ka zgjatur deri në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa hetimet për grupin kanë nisur marsin e kaluar gjatë operacionit të koduar “Ramson.

Të gjithë anëtarët e arrestuar janë hetues për lidhje kriminal dedikuar në trafikun dhe shitjen e narkotikëve.

Në fillim të muajit korrik, Guardia di Finanza në Trento ka kryer konfiskimin e dy ndërtesave dhe katër makinave me vlerë 400 mijë euro, pasuri këto të një personi rezident në Scafati (Salerno).

Burri, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, ishte i njohur më herët për grabitje si dhe për përfshirjen në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Siç u zbulua nga Guardia di Finanza, për më tepër, personi ka luajtur rolin e udhëheqësit të organizatës kriminale e përkushtuar me sulme ndaj furgonave të blinduar, të kryera edhe në Trentino Alto Adige.

Rrëmbimi erdhi pas një seri kontrolli kapitalesh kundër anëtarëve të grupit të dyshuar.

Hetimet kanë provuar se pasuritë e shumta të tij dhe familjes ishin jashtë mundësive të tyre dhe se burimi i vetëm ishin lidhjet kriminale.

Anëtarët e ndryshëm të grupit sipas mediave lokale italiane, kanë vënë një pasuri prej më shumë se 930 mijë euro.